E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 79 vendime të pabotuara për vitin 2010

TIRANE-Rreth 79 vendime të qever isë nuk janë botuar për vitin 2010 në Fletoren zyrtare. Shifrat janë publikuar në raportin vjetor të Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (ÇIP), “Transparenca e Botimeve Zyrtare, 2010”. Objekt monitorimi dhe vlerësimi në kuadër të këtij Raporti është botimi i akteve të institucioneve qendrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare gjatë vitit 2010. Sikurse edhe vitet e kaluara, Raporti i 2010-ës fokusohet tek ato akte, botimi i të cilave në Fletore Zyrtare është i detyrueshëm me ligj. Kuvendi vlerësohet si institucion i rregullt, gjatë vitit 2010, pasi të gjitha ligjet që janë miratuar prej tij, figurojnë të botuara në Fletoren zyrtare. Nga totali prej 156 ligjesh të miratuara dhe të botuara në Fletore Zyrtare, 4 prej tyre kanë të përcaktuar në dispozitën e fundit se “hyjnë në fuqi menjëherë”. Ndërsa Këshilli i Ministrave ka një masë jo të vogël ligjesh, të cilat edhe pse janë botuar në faqen e internetit të saj, nuk janë botuar në Fletoren zyrtare, sipas ligjit.
Pozitiv është fakti se për vitin 2010 janë botuar të 6 aktet normative me fuqinë e ligjit, miratuar nga Këshilli i Ministrave, por në Fletore Zyrtare 2010 gjendet të botuar de-facto 821 VKM. Nga ballafaqimi i kujdesshëm i përmbajtjes së FZ, lloji aktit: VKM, me përmbajtjen e faqes zyrtare të KM u identifikuan 25 VKM standarde të nxjerra gjatë 2010ës, të cilat gjenden online, por jo edhe në FZ. Në faqen zyrtare të KM u gjetën edhe 58 VKM që miratojnë në parim marrëveshje prej të cilave, 4 janë të botuara në FZ, kurse 54 të tjera jo. Raporti paraqet situatën e publikimit të vendimeve dhe udhëzimeve për çdo institucion publik, ndërsa jep edhe rekomandimet e tij. ÇIP rekomandon botimin e udhëzimeve në FZ, pavarësisht se me vonesë, ndërsa thekson se “mosbotimi i një akti në Fletore Zyrtare nuk sjell detyrimisht pavlefshmërinë e tij, por pafuqinë e tij vetë pavlefshmëria gjykohet në komple-ks”.

Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë (METE) apo edhe Ministria e Shëndetësisë, nuk përdorin sistemin standard indeksimi për udhëzimet e tyre. Në fakt, me tepër sesa indekse aktesh, ato mund të konsiderohen numra protokolli të cilat “pagëzojnë” udhëzimin. ÇIP ka rekomanduar që botimi aktual në letër i FZ të vijojë po njësoj, vetëm se në një tirazh shumë herë më të reduktuar. Ndërkohë, ligji duhet caktojë modalitetet se kur një versioni elektronik i Fletores Zyrtare duhet konsideruar kopje identike e atij në letër. ÇIP jep edhe një konsideratë lidhur me problemin e “stokut” të akteve ndërkombëtare të ratifikuar ndër vite nga Kuvendi, teksti i të cilave nuk është i botuar në shqip në FZ.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›