E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR hap pikë kontrolli në Jagnjenicë

MITROVICE-Pas largimit të barrikadës së serbëve, rruga Zveçan-Zubin Potok është e kalueshme për të gjitha automjetet. Në fshatin Jagnjenicë, KFOR-i ka ngritur pikë kontrolli.

Automjetet qarkullojnë lirshëm në këtë aks rrugor që mbrëmjen e së martës në ora 18:15, raportojnë mediat serbe. Ushtarët e KFOR-it lëshojnë automjetet pa i vonuar dhe nuk bëjnë asnjë kontroll, derisa serbët vazhdojnë të bëjnë “kujdestarin” pranë këtij vendi të kontrollit.

Mbrëmë serbëve që qëndrojnë ‘roje’ u është sjellë edhe një kontejner që do tu shërbejë si “mbrojtje” nga bora që ka nisur të bjerë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›