Ban Ki Moon sfidon BE-ne
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, tejet i dyanshem ne letren orientuese. Pikat e dyshimta
PRISHTINE - Procesi i rikonfigurimit te UNMIK-ut po e sfidon jo vetem Kosoven, por edhe Bashkimin Evropian. Kete e deklaroi dje, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Keto komente, Krasniqi i beri ne lidhje me letren e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, per rikonfigurimin e administrates se Kombeve te Bashkuara, e cila mbetet ende ne Kosove me nje rol te konsiderueshem edhe pas shpalljes se pavaresise. Krasniqi tha se letra e Ban Ki Moon-it reflekton koncesionet e bera me vendet qe nuk e pranojne pavaresine e Kosoves, si nga vendet anetare te Keshillit te Sigurimit ashtu edhe vendeve tjera.
Kryeparlamentari Krasniqi evidentoi dhe se letra e Ban Ki Moon-it nuk ka sqaruar shume gjerat dhe se me mbetjen ne fuqi te Rezolutes 1244 sfidohet si Kosova, ashtu edhe Bashkimi Evropian, perkatesisht misioni EULEX. "Jo vetem Kosoves, institucioneve dhe qytetareve te Kosoves eshte duke iu bere nje sfide, por sfida mendoj nuk eshte vetem e jona, ajo po i behet edhe faktorit nderkombetar. Dhe, ne jemi te bindur qe sfida qe po i behet faktorit nderkombetar nuk eshte e bazuar dhe nuk eshte ne sherbim te demokracise dhe te zhvillimeve politike qe ndodhin dhe jane duke ndodhur ne Kosove", tha Krasniqi.
Kryeparlamentari tha edhe se u perket Presidentit dhe Kryeministrit qe te dalin me pozicionin e tyre ne lidhje me kete leter. Kurse Kuvendi i Kosoves, sipas tij, do te kerkoje nga qeveria qe, menjehere pas 15 qershorit, te marre ne pergjegjesi pushtetin e plote ne Kosove, sipas autorizimeve qe i parasheh Kushtetuta. "Detyre dhe obligim i Kuvendit te Kosoves eshte qe te kerkoje nga institucionet e Kosoves qe pas 15 qershorit t'i ushtrojne detyrat dhe funksionet e veta konform Kushtetutes. Bile, mendoj se Parlamenti e ka te drejten qe te kerkoje edhe nga institucionet nderkombetare, aty ku kane pergjegjesi qe t'i ushtrojne pergjegjesite dhe kompetencat konform dokumentit gjitheperfshires te presidentit Ahtisari", deklaroi Krasniqi.
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara i eshte kunderpergjigjur dje reagimeve te para kosovare dhe atyre serbe. Ban Ki Moon tha dje se plani i tij per ristrukturimin e UNMIK-ut nuk i ka kenaqur te gjithe, por shtoi se ky ishte opsioni "me pak i denueshem". "Jam i vetedijshem se kjo pakete mund t'i mos kenaqe te gjitha palet", deklaroi ne Londer Ban Ki-Moon, pas takimit me Kryeministrin britanik, Gordon Brown. "Megjithate, eshte bindja ime me e sinqerte se pas diskutimit te kesaj ceshtjeje me palet e involvuara, do te tregohet se ajo qe kam propozuar do te jete me pak e denueshme per te gjithe, dhe mund te na ofroje menyren per te ecur perpara", tha kreu i OKB-se. "Qellimi im eshte qe te ndjek nje modalitet, i cili eshte i pranueshem per palet dhe do te mbeshtetej nga te gjithe faktoret kyce nderkombetare. Sinqerisht besoj se kjo pakete e arrin kete qellim", tha Ban Ki-Moon. Ne raportin e tij per KS kerkohet qe Bashkimi Evropian "gradualisht t'i marre pergjegjesite operacionale ne fushat e policise nderkombetare, drejtesise dhe doganave ne tere territorin e Kosoves".