Serbet e Kosoves: Plani i kreut te OKB, as mish dhe as peshk
Ne anen tjeter, perfaqesuesja serbe, Rada Trajkovic, thote se Ban Ki Moon ka paraqitur ne njefare forme si per Prishtinen, ashtu edhe per Beogradin, disa detyra qe duhet te kryhen nderkohe. Ajo kritikon sidomos skemen refuzuese te Beogradit. "Reagimi ne Beograd nga Kryeministri Koshtunica, i cili menjehere doli dhe e hodhi poshte dokumentin, mendoj se nuk eshte i mire, pasi qe refuzohet dicka pa dhene ndonje alternative konkrete", thote Trajkovic, e cila beson se EULEX-i do te kete nje rol te caktuar ne Kosove, nderkohe qe UNMIK-u do t'i barte pergjegjesite te institucionet e Kosoves.
Nderkaq, Dushan Janjic, nga Forumi per Marredhenie Nderetnike, mendon se kjo ka qene nje pergjigje e Sekretarit te Pergjithshem per qendrimet e Rusise, pasi qe ata kane qene kunder veprimit te EULEX-it nen ombrellen e UNMIK-ut. "Ban Ki Moon eshte pergjigjur dhe ka pranuar idene kunder se ciles ka qene Rusia dhe ka propozuar qe pranine nderkombetare ne Kosove ta ndermarre misioni i perkohshem i UNMIK-ut, ne bashkepunim me EULEX-in". "Mbetet te shihet se si do te funksionoje ky mision, pasi qe Rusia ka qene e vendosur, por duhet pritur mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Sigurimit", ka theksuar Janjic.
Analisti Ilir Dugolli thote se Ban Ki Moon ka lene shume zbrazesi ne letren e tij, duke u lene te gjitha paleve te vleresojne dhe interpretojne ne menyren e vet letren e rikonfigurimit. "E ushqen shpresen e serbeve se ata mund te qeverisin pa pasur ndonje fare interaksioni me institucionet qendrore te Kosoves", vlereson Dugolli. Ai evidenton dhe se "Ban Ki Moon ka favorizuar ne mase te konsiderueshme serbet ne letren e tij".
Pretendimi i OKB
Ne letren e tij Ban Ki Moon, thote se synon ta rikonfiguroje misionin e KB-se, per te lejuar BE qe te marre pergjegjesi ne ceshtjet kryesore: "Eshte synim imi qe ta rikonfiguroj strukturen dhe profilin e pranise nderkombetare civile, ne ate menyre qe i mundeson BE-se qe ta marre dhe ta forcoje rolin operacional ne harmoni me Rezoluten 1244".
Me opoziten
Presidenti Fatmir Sejdiu ka zhvilluar tashme takime me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin e Kosoves, si dhe me shefin e UNMIK-ut, por nuk eshte deklaruar per media. Per t'i informuar me letren e Sekretarit te Pergjithshem, Sejdiu ka ftuar ne takime dhe perfaqesuesit e opozites.