Ban Ki Moon thirrje liderëve fetarë të mblidhen për klimën

Sekretari i Përgjithshkëm i OKB-së, Ban Ki Moon, u bëri thirrje udhëheqësve fetarë botërore që të kontribuojnë në konferencë e OKB-së për klimën që zhvillohet në Kopenhagen, duke folur për rreziqet e ngrohjes globale. Ban Ki Moon do të marrë pjesë në një debat që zhvillohet për këtë çështje ditën e hënë në Britani.
Kur kanë mbetur vetëm pak javë deri në Samitin e Kopenhagës, Ban Ki Moon thotë se vetëm politikanët, nuk mund të japin një zgjidhje me efekt të gjatë për klimën. Ai tha se udhëheqësit fetarë duhet të përfshihen, sepse ata influencojnë sjelljet dhe veprimet e shumë shtetasve të botës.
"Pa mbështetjen e plotë, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e udhëheqësve fetarë, do të jetë shumë e vështirë për të krijuar një klimë politike që do të çonte në pranimin në Kopenhagë të një marrëveshjeje të ekuilibruar, harmonike dhe të detyrueshme," tha ai.
Ban Ki Moon do të jetë në Uindsor të Anglisë për të mbështetur angazhimet e bëra nga grupe fetare.