E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e fruta-perimeve

Rriten çmimet e frutave me rreth 20-30 lekë në tregun fruta-piremeve me shumicë. Frutat që kanë pësuar rritje kanë qenë portokalli me rreth 20 lekë dhe shegët. Rritja e këtyre frutave lidhet më faktin e mungesës së prodhimit vendas dhe hyrjes me shumë të mallit të importit.
Ndërkohë që rritje tjetër kanë pësuar dhe perimet po ashtu dhe rritja e cmimit të perimeve varion nga 20- 30 lekë. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i afrimit të stinës së dimrit dhe si rezultat pakësimin e prodhimit të vendit.
Tregu shqiptar ndikohet mjaft prej mallrave të importit duke qenë se prodhimi vendas nuk plotëson të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Shpesh malli i importit është ai që ndikon në çmimet e tregut shqiptar edhe pse cilësia e tij është më e keqe se e prodhimit vendas.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›