Bill Klinton në Prishtinë: Kosova krenare për arritjet
Kuvendi i Kosovës ka mirëpritur në një seancë soleme, ish presidentin amerikan Bill Klinton i cili ka mbajtur një fjalim drejtuar deputetëve të Parlamentit, autoriteteteve të larta të Kosovës por edhe mbarë popullit kosovar. Pasi falenderoi të gjithë krerët e Kosovës theksoi se është nder që ai ndodhej në Kosovë dhe se kurrë nuk do t'i harrojë vizitat që ka bërë së bashku në vendet e refugjatëve para dhe pas bombardimeve në Kosovë.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë bërë të mundur ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në kosovë ndërsa përmendi dhe nderoi figurën dhe vlerat e ish presidentit kosovar, të ndjerit ibrahim rugova. Gjithashtu ai përcolli në Kuvendin e Kosovës edhe mesazhin mbështetës të sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton e cila ndodhet në një vizitë në lindjen e mesme. Ish presidneti amerikan vlerësoi punën bashkëpunuese me autoritetet kosovare, me përfaqësuesit ndërkombëtarë në këtë vend apo misionet e Bashkimit Europian që operojnë në Kosovë, ndërsa falenderoi edhe shumë liderë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.
Ai përshendeti arritjet e Kosovës gjatë 10 viteve të fundit ndërsa shtoi se është optimist se Kosova së shpejti do të jetë vend anëtar i organizamve më të mëdha ndërkombëtare.