Serish protesta ne Spanje
Me mijëra punëtorë spanjollë gdhinë në rrugët e Spanjës, për të protestuar kundër politikave të Madridit zyrtar. Aktualisht vendi me normën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Europian, me 24% të forcës aktive që punon, Spanja duhet të imponojë masa të ashpra për të shmangur falimentimin ekonomik. Protesta paqësore ishte organizuar nga bashkimi i sindikatave më të mëdha në vend dhe kortezhi kaloi përpara selive qeveritare pa asnjë incident. Vetem pak dite me pare Ministrat e Financave të eurozonës kanë aprovuar marrëveshjen për t’i dhënë një ndihmë prej 100 miliardë eurosh Spanjës, në mënyrë që të rimëkëmbë institucionet bankare. Por masa e saktë e huase do të jepet vetëm në shtator, kur qeveria spanjolle të marrë rezultatin e auditimit të bankave të saj.
Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të shënojnë rënie, ndërsa frika për mbijetesën e euros rritet, së bashku me ankthin për një falimentim të mundshëm spanjoll që do t’i jepte një goditje të rëndë të gjithë unionit.