E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA policia caktivizon shtepine e vrasesit

Shtëpia e njeriut që dyshohet per vrasjen e 12 personave gjatë premierës së Batman në Denver të Kolorados është boshatisur nga eksplozivet, njofton poliica amerikane.

Për orë të tëra, policia lokale, e mbështetur nga skuadra specialistësh të eksplozivit, ka punuar për të çaktivizuar masivin e ekplozivit me të cilin ishte mbushur apartamenti i të riut. Sipas raportimeve të mediave amerikane, në apartamentin e vogël ndodheshin 60 bomba gati për të shpërthyer, 30 prej të cilave ishin granata artizanale.

E gjithë zona është evakuar, të paktën 5 ndërtesa përreth shtëpisë janë braktisur nga banorët nga frika e shpërthimeve. Në fund, sipas burimeve mediatike, agjentët kanë arritur të kthejnë sigurinë në shtëpinë e Holmes, duke shkëputur me sukses të gjithë telat që mund të aktivizonin bombat. Policia tha se I dyshuari ka vepruar me llogaritje duke u marre me eksplozivet per muaj me radhe.
Masakra e Kolorados nderkohe ka ripahur debatin e armëve ne SHBA.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, në një intervistë për CBS që do të transmetohet ditën e diel, është shprehur kundër lirisë së blerjes së armëve.

“Të armatosësh të gjithë dhe të kesh një Far Ëest është një nga gjërat më të pakuptimta që mund të thuhet”, ka deklaruar Bloomberg.
Deklaratat e kryebashkiakut erdhën pas atyre të bëra nga senatori republikan i Teksasit, Louie Gohmert, i cili shtroi pyetjen nëse, vrasësi i kinemasë mund të ishte ndalur më shpejt nëse në sallë do të kishte qenë dikush i armatosur.
Masakra e kinemasë në Denver të Kolorados ka shqetësuar edhe Evropën. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom është shprehur e “rrënqethur” nga ngjarja, duke dhënë edhe një fakt tronditës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›