E Diel, 1 Nëntor 2026

“Duam një Maqedoni federale”

Autori i Lajmit: red.
Përcaktimet tona, siç shkruan në këtë letër kreu i LKSHI-së Nevzat Halili, i bazojmë në të drejtën e natyrshme për barazi dhe liri.
Nevzat Halili në emër të Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Iliridës ka dërguar një letër të hapur Parlamentit të Maqedonisë, subjekteve politike në vend, Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Ambasadës së SHBA-së dhe Shqipërisë, me të cilën kërkon fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve me institucionet shtetërore dhe ato ndërkombëtarë për redefinimin e Maqedonisë, si lloj federalizimi ose regjionalizim nacional, që nënkupton funksionimin e dy republikave, asaj të Iliridës dhe Maqedonisë. Përcaktimet tona, siç shkruan në këtë letër kreu i LKSHI-së Nevzat Halili, i bazojmë në të drejtën e natyrshme për barazi dhe liri të të gjithë popujve të botës së civilizuar të garantuara me deklaratat dhe rezolutat të posaçme të OKB-së.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›