Ban Ki-moon: E papranueshme që kufijtë janë të bllokuar

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm
“Kërkoj nga ata që t’i zgjidhin të gjitha çështjet, që janë në pritje dhe është e papranueshme që kufijtë janë të bllokuar”, tha Ban Ki-moon, në Bernë të Zvicrës.
Më tutje, ai theksoi se “është konflikt shumëvjeçar, çështje politike historike, por ata duhet të diskutojnë nëpërmjet dialogut. (Presheva Jonë)