Moratti kritikon gjyqtarët

Presidenti i Interit Massimo Moratti ka kritikuar gjyqtarët në Serie A pas humbjes së skuadrës së tij në udhëtim te Catania të shtunën me rezultat 2-1.
“Tri nga katër penalltitë e akorduara kundër nesh deri më tani kanë qenë gabime të gjyqtarëve. A kanë marr fund bonuset për ekipet që luajnë kundër Interit?” u ankua Moratti gjatë një interviste me La Gazzetta dello Sport. Inter gjendet në pozitën e 17-të pas gjashtë ndeshjeve. “Renditja është duke i frikësuar futbollistët por kam besim te trajneri Ranieri dhe rikthimi i Sneijderit do të ngrit ekipin” theksoi Moratti.