E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhatjet e Serbisë

Brukseli nuk ka arritur t’i heqë dilemat në Serbi duke e rekomanduar statusin e kandidatit. Patriarku Irinej tha se rruga europiane ka një çmim të tmerrshëm. Zëvendëskryeministri Bozidar Djelic paralajmëron përfitime të mëdha nëse vendi ecën në rrugën europiane. E, Kryeministri serb, Mirko Cvetkovic megjithatë favorizon opsionin europian duke thënë se dialogu me Kosovën do të jetë prioritet.

Lajmet që kanë shkuar nga Brukseli rreth kandidaturës, nuk kanë arritur të bindin të gjitha palët në shtetin serb.

Kreu i Kishës Ortodokse– një institucion me ndikim në Serbi, nuk është tunduar fare nga oferta europiane.

Patriarku Irinej konsideron se çmimi për integrimet e Serbisë është shumë i lartë.

Heqja dorë nga Kosova për shkak të Europës, për klerikun serb është një sfidë e madhe, të cilën serbët nuk duhet ta pranojnë.

Mesazhet e veta, ai ua ka përcjellë serbëve gjatë një ceremonie evropiane, ku edhe ka kontestuar miqësinë serbo-europiane.

“Nëse duhet ta viktimizojmë Kosovën dhe Metohinë që të hyjmë në Europë, në mënyrë që atyre më pas t’iu falënderohemi për mirësinë dhe dashurinë, le të na lënë vetëm”, ka thënë Patriarku Irinej, të dielën në Jagodinë.

Ai e ka quajtur Kosovën tokë të shenjtë serbe duke thënë se nuk bën të hiqet dora nga ajo.

“A guxojmë dhe a mundemi të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë. Nuk guxojmë ta lejojmë këtë. Ata që dikur i kishim miq, apo që i kemi konsideruar të tillë, nuk janë më, pasi po na e marrin atë që është e shenjtë dhe më e çmueshme për ne. Faleminderit për një miqësi të tillë”, ka thënë Irinej.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›