E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon: Siria nuk ka përmbushur detyrimet

Në një letër për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ban Ki-moon po ashtu kërkoi që numri i monitoruesve në Siri të zhtohet nga 30 që është aktualisht në 300.

Ka raportime të vazhdueshme  për dhunë në Siri , cka kërcënon seriozisht armëpushimin e brishtë një javor në vend.

Mirpo, Ban tha se kishte mundësi për “progres” dhe për implementimin e plotë te planit të paqes së Kofi Ananit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të takohet më vonë.

Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili ka hyrë në fuqi para një jave parashikon:

1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.

2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.

4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.

5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.

6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-19 11:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›