Pranga 4 të rinjve, grabisnin çantat e qytetarëve

Në pranga përfunduan shtetasit Alban Paplekaj, 2- vjeç, dënuar më parë për vjedhje, Fatjon Shtrungeza, 22-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Orest Mulaj, 21-vjeç, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje, si Bledar Kolbucaj, 24-vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbrëmë rreth orës 23.30, në rrugën “5 Maji”, pranë një kompleksi pallatesh, dyshohet se janë autorë duke përdorur dhunë në vjedhjet e çantave të disa shtetasve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa çanta me të gjitha sendet, doreza plastike si dhe automjeti tipi Benz, të cilat kanë shërbyer për të realizuar grabitjet.
Aktualisht nga të gjitha strukturat dhe komisariatet e policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht në drejtim të dokumentimit ligjor të shumë vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup me këtë tendencë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes me dhunë e realizuar në bashkëpunim. /Start/
2012-04-19 14:27