Presidenti i Sudanit zotohet se do të “çlirojë” Sudanin e Jugut

Ish-lëvizja rebele për Çlirimin e Popullit të Sudanit ka udhëhequr Sudanin e Jugut që prej pavarësimit nga Sudani me 1 korrik të vitit 2011.
Presidenti Bashir i përshkroi drejtuesit e kësaj lëvizjeje si “insekte” që duhen eleminuar.
Luftimet mes dy shteteve tashmë janë transferuar në një tjetër zonë, duke rritur frikën për një luftë të përgjithshme.
Sudani i Jugut tetë ditë më parë pushtoi fushën e naftës Heglig- e njohur gjerësisht si territor sudanez . Të martën shpërthyen luftime në veri të Aueilit në Sudanin e Jugut, rreth 100 milje në perëndim të Hegligit.
Sudani i Jugut njoftoi se i ishin vrarë 22 ushtarë, teksa viktima u raportuan të të dy krahët.
/Start/F. P/
2012-04-19 14:28