E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti në Europë, acari vazhdon të marrë jetë

I ftohti vazhdon të mbajë të paralizuar Europën, duke shënuar viktima të reja në kontinent.Në Rumani janë regjistruar 13 viktima të reja si pasojë e acarit dhe stuhisë.Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia janë goditur po ashtu rëndë nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të cilat njëkohësisht kanë shkaktuar edhe rritje të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pasi banorët kanë nisur të blejnë me shumicë. Në Moldavi, temperaturat pritet të zbresin në minus 31 gradë celsius gjatë fundjavës. Viktima nga ngricat janë raportuar edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore. Në Poloni, numri i të vdekurve nga të ftohtët është rritur nga 5 në 82 persona, vetëm në dy ditët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›