E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shume femije jetojne ne varferi

Nadie Ahmeti
Nje nga dy femijet e te gjitha komuniteteve ne Kosove, jetojne ne kushte te veshtira sociale, apo jeten e fillojne ne varferi. Keto te dhena dalin nga nje raport i Fondit Nderkombetar te Kombeve te Bashkuara per Femije (UNICEF). Johanes Vedening, shef i ketij fondi, thote se familjet e ketyre femijeve nuk kane mundesi per t'u siguruar ushqim cilesor per moshen e tyre. "Nese merret parasysh vija absolute, nje nga dy femije jetojne ne varferi, qe do te thote ne nje ambient me 1.42 euro ne dite. Nderkaq, ne familjet qe jetojne ne varferi ekstreme, qe shpenzojne me pak se nje euro ne dite, cdo i pesti femije jeton ne kushte te veshtira", shpjegon Vedening. Ai thote se per te kuptuar varferine e femijeve nuk mjafton te shqyrtohen te dhenat e varferise absolute, por duhet te analizohen ne menyre specifike vetem te dhenat e varferise se femijeve. Ne lidhje me kete, ai tregon disa nga qytetet ne Kosove, ku femijet kane kushte me te veshtira. "Ajo qe ne kemi vene re eshte se, nese lind ne nje familje, e cila ka se paku kater e me shume femije, gjasat jane me te medha te jesh femije i varfer".
"Rrjedhimisht, po te ishe femije ne nje familje qe jeton ne Ferizaj dhe Mitrovice, do te jetoje ne nje familje, pjesetaret e se ciles jane te papune ose punojne here pas here", thote Vedening, duke shtuar se varferia te femijet ndikon ne jeten normale te tyre dhe ka efekte negative edhe ne zhvillimin e pergjithshem ne te ardhmen.
Edhe ne Institucionin e "Avokatit te Popullit", pohojne se shume femije ne Kosove jetojne ne varferi. Igbale Rrahmani, nga Grupi per te Drejtat e Femijeve ne kete institucion, thote se ka shume ankesa te prinderve, per kushtet e renda, ne te cilat jetojne dhe qe nuk kane mundesi per t'i siguruar gjerat elementare per femijet e tyre. "Ku prinderit ankohen, kerkojne ndihme qe te behet strehimi i tyre, ngase nuk kane strehim dhe jetojne ne kushte te renda. Ata shpesh vijne dhe ankohen se kane femije me nevoja te vecanta. Dhe, pavaresisht kesaj, nuk kane mbeshtetjen e duhur nga ana e institucioneve perkatese qe e kane per obligim t'u ofrojne ndihme, strehim ketyre familjeve", thekson Rrahmani.
Por, ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale thone se per te zbutur sado pak kete gjendje, mbi 35 mije familje kosovare, me mbi 155 mije anetare, marrin asistence sociale, nga 40 deri ne 80 euro ne muaj, nderkaq 60 per qind prej tyre jane femije. Muhamet Gjocaj nga kjo ministri sqaron se kusht kryesor per ta gezuar kete ndihme, eshte qe familja te kete femije nen moshen 5 vjec. "Ne e kemi bere kete kriter dallues qe mund ta realizojne vetem ata qe kane femije te vegjel nen moshen 5-vjecare. Jane rreth 80 mije femije ne keto familje me asistence sociale. Gjithashtu, kemi edhe 615 femije, per te cilet paguajme strehim familjar te te afermit e tyre, qe kane mbetur si pasoje e luftes apo rrethanave te ndryshme, pa te dy prinderit. Dhe, kemi nje kontingjent tjeter te femijeve te braktisur fare nga prinderit e tyre dhe paguajme nga 150 euro per koke femije, te familjet strehuese", sqaron Gjocaj.
Sakaq, Igballe Rrahmani thote se varferia te femijet eshte arsyeja kryesore qe shume nga ta jane te detyruar te punojne pune nga me te ndryshmet, duke rrezikuar mireqenien e tyre. RFE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›