Ban: Prioritet i OKB-së, pranvera arabe
Ban Ki Mun tha se prioritetet për pesë vitet e ardhshme si sekretar i përgjithshëm i OKB-së do të jenë ndihma për qëndrushmërinë e lëvizjes së Pranverës Arabe, si dhe ndihmë për të rinjtë dhe gratë në tërë botën.
Shefi i OKB-së, i cili do të fillojë mandatin e dytë dhe të fundit pesë-vjeçar më 1 janar, ka thënë se do të adresojë edhe frustrimet për shkak të rritjes së hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, që po shfaqet me lëvizjen Occupy.