E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Zelandës së Re, 2012-ta troket në Australi

Në një spektakël fishekzjarresh qyteti më i madh australian, Sidnei, ka pritur Vitin e Ri 2012-të. Ndërkohë mësohet se janë bërë gati të gjitha pregatitjet për kalimin e një nate të çmendur.

Më herët 2012-ta trokiti në Samoa të Zelandës së Re. Ky fakt erdhi pasi ky shtet i vogël i Oqeanit Paqësor, hoqi nga kalendari datën 30 dhjetor, hap të cilin, qeveria e justifikoi për shkaqe ekonomike.
 

Një nga pritjet më madhështore të Vitit të Ri në botë, tradicionalisht është ajo në Nju Jork. Në Times Square pritet të mblidhen rreth një milionë njerëz.

Fishekzjarre madhështore priten edhe në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›