Thaçi takon Ban ki- Moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do të takojë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë Serbisë në New York përgjatë debateve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Sekretari i përgjithshëm pret të diskutojë me palët në New York përgjatë debateve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftim e OKB-së, transmeton VoA.
Mbledhja për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbahet të premten, më 22 mars, dy ditë pas takimit të radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve./Indeksonline/