E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj mendon se duhet të protestohet për probleme personale

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, duke folur për protestat kundër KEK-ut, ka kritikuar se pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve, duke thënë se aty po protestojnë njerëz që nuk kanë probleme me faturat e KEK-ut. Sipas kësaj, Beqaj mendon se protestat duhet të përkrahen vetëm kur problemi e prek personalisht protestuesin, dhe që nuk del për kauzën dhe thirrjen që bën një protestë.

“Aty kam parë njerëz që nuk kanë probleme me faturat e KEK-ut. Ata njerëz kanë paasur pretendime që të bëhen pjesë e qeverisë”, ka thënë Beqaj për protestat ku kanë marrë pjesë mijëra persona.

Ai në Klan-Kosova, tha se për t’i kritikuar këto procese duhet që njerëzit të jenë me grada shkencore.
“Sot kritikojnë njerëzit që kanë lexuar dy faqe gazetë dhe jo më tepër”, ka thënë Beqaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›