E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita serbe: Serbia po e pranon Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Dragan Gjilas ka vlerësuar se qeveria aktuale serbe e ka mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, sepse është e gatshme që për Kosovën të bëjë atë që qeveria e kaluar nuk ka arritur.

“Secila qeveri që është e gatshme të heq dorë nga institucionet e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe de fakto ta pranojë Kosovën, sepse kjo tash po ndodh, do ta ketë mbështetjen e vendeve më të fuqishme perëndimor”, ka thënë Gjilas për B92.

Ai ka thënë se qytetarët dhe historia do të japin gjykimin e tyre për një zgjidhje të tillë dhe se është i lumtur që nuk është pjesë e qeverisjes dhe që nuk duhet ta vendos nënshkrimin në një zgjidhje të tillë për Kosovën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›