Maqedonia shtyp rreth 2000 letërnjoftime për “pustecasit” nga Shqipëria

Janë duke u shtypur letërnjoftime për banorë të Pustecit të Shqipërisë, të cilët do të marrin edhe vendbanimin e përhershëm në komunën "Qendër" të Shkupit, bëjnë të ditur burime të Portalit "A1on" në Maqedoni, duke iu referuar burimeve të mirinformuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).Sipas burimeve të njëjta, bëhet fjalë për 2000 letërnjoftime për qytetarë maqedonas nga Shqipëria, të cilët me këtë do të kenë mundësinë për të votuar në komunën "Qendër" të Shkupit.
Sipas portalit të sipërpërmendur, një përpjekje e tillë për manipulim zgjedhjesh nuk ndodh për herë të parë. Kohë më parë, letërnjoftime të tilla ishin shpërndarë edhe në Resnjë dhe Ohër, mirëpo deri tani organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë.