E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban ngushëllon Pakistanin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ngushëlluar Pakistanin pas vdekjes së 152 personave nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Islamabadit. Dita e sotme në Pakistan është shpallur ditë e zisë kombëtare.

Aeroplani, që i takonte një linje private vendase, fluturonte nga Karaçi drejt Islamabadit.

Burimet zyrtare thanë se shiu i dendur dhe mjegulla duket të jenë shkaktarët e aksidentit, por hetimet vazhdojnë.

Shumica e atyre që gjendeshin në aeroplan ishin pakistanezë, ndërkohë që ambasada e SHBA-së në Islamabad ka njoftuar se në mesin e viktimave ishin edhe dy shtetas amerikanë.

Operacionet e kërkimit kane vazhduar intensivisht me gjithë shiun e dendur, derisa janë shuar shpresa për të gjetur të mbijetuar.

Burimet zyrtare pakistaneze hodhën poshtë informacionet e mëhershme se pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Deri tani nuk ka asnjë të mbijetuar.

Në momentin e aksidentit në aeroplanin që ishte nisur nga Karaçi drejt Islamabadit, ishin 152 vetë. Aeroplani u rrëzua 2 km larg qendrës së kryeqytetit pakistanez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›