Karzai kritikon WikiLeaks
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai. ka dënuar publikimin e dokumenteve të fshehta nga WikiLeaks, duke theksuar se kjo mund të rrezikojë jetën e informatorëve afganë.
Ai e cilësoi nxjerrjen e mbi 90 mijë dokumenteve të fshehta për luftën në Afganistan si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe tronditëse”.
Karzai ka vënë në pikëpyetje edhe gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të goditur bazat e talebanëve në Pakistan.
“Lufta kundër terrorizmit nuk bëhet thjesht në fshatrat apo në shtëpitë e Afganistanit, por në burimin e fondeve dhe stërvitjes së terroristëve, që gjenden jashtë Afganistanit”, tha Karzai.
Ai shtoi se Afganistani nuk ka mundësi që të realizojë sulme të tilla, por forcat aleate munden. “Pyetja shtrohet përse forcat aleate nuk po veprojnë”, tha presidenti afgan.
Komentet e Karzait u bënë gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Kabul.