SHBA për herë të parë e pranishme në Hiroshimë
Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 65 vjetorit të hedhjes së bombës bërthamore në Hiroshimë, këtë vit do të marrë pjesë për herë të parë ambasadori amerikan në Japoni.
Ambasadori John Ross do të përfaqësojë më 6 gusht SHBA-në, për të shprehur respektin për të gjithë viktimat e Luftës së Dytë Botërore, u shpreh zëdhënësi i State Departamentit amerikan, Philip Crowley.
Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, është e bindur se pjesëmarrja e Ross-it është hapi i duhur.
Nga hedhja e bombës së parë bërthamore, më 6 gusht 1945, nga një aeroplan amerikan, në Hiroshima u vranë 140 mijë njerëz.
Tri ditë më vonë nga një bombardim tjetër në Nagasaki humbën jetën afro 80 persona.
Që atëherë, sipas të dhënave japoneze, kanë vdekur qindra mijëra njerëz tjerë, nga pasojat e rrezatimeve.