Gjeorgjia “kërcënon” Rusinë
Rusia është përpjekur të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë që nga viti 1993. Mirëpo para Moskës ka dy pengesa kryesore në procesin e anëtarësimit: krijimi i një bashkimi doganor dhe rezistenca e Gjeorgjisë ndaj anëtarësimit rus.
Në fillim të korrikut, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani nënshkruan një marrëveshje për formimin e një sistemi të përbashkët doganash për këto tri vende.
Synimi kryesor ishte të krijohej në të ardhmen një zone e tregtisë së lirë për rreth 170 milionë vetë.
Anders Aslund, i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, thotë se nuk është e qartë se çfarë konkretisht ranë dakord të realizonin këto tri vende. Ai nënvizon se ka pasur edhe më parë përpjekje për krijimin e një zone të tillë tregtie”.
Analistët thonë se një pengesë edhe më e madhe se bashkimi doganor është kundërshtimi i fortë i qeverisë gjeorgjiane ndaj anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Në bazë të rregullores së OBT-së, çdo anëtar i organizatës mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi të ri, duke i vënë veton, pasi OBT-ja operon në bazë të konsensusit.
Gjatë viteve, Tbilisi ka kërcënuar se do të përdorë veton kudër Moskës.
Gjeorgjia është revoltuar nga embargoja ekonomike që i ka vënë Rusia.
Po ashtu autoritetet gjeorgjiane e kundërshtojnë me forcë mbështetjen që u jep Rusia dy rajoneve separatiste, Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.