Financimi i partive PS kundër pr/ligjit PD e miraton në parim
TIRANE-Plot me debate mes mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar mbledhja e sotme Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua dhe votua në parim vetëm me votat e djathta projektligji për financimin e partive politike.
Që në fillim të mblledhjes anëtarët e PS u deklaruan kundër këtij projekligji.
Në fjalën e tij deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri ka kërkuar që financimi i partive politike të bëhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe jo nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).
I menjëherëshëm ka qënë reagimi i deputetit të PD-së Aldo Bumçi i cili theksoi se duhet të shihen financimet e bashkisë së Tiranës për fushatat elektorale.
Kreu i komisionit, Ilir Rusmajli është shprehur se një nismë e tillë për partitë nuk duhet të paragjykohet, por kjo thjesht do të sjellë rritjen e transparencës dhe do të zbulojë financimet e pista.
Më pas pr/ligji kaloi në votim në parim dhe u miratua vetëm më votat e mazhorancës.
(d.b/BalkanWeb)