E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvarritjet ne rrezik drejtesia

/ /

Duke iu referuar dosjes Gerdeci por edhe me gjere numri dy i KLD-se kerkoi marrjen e masave per te permiresuar punen e perditshme ne gjykata. Ne nje dalje publike para mediave Spahiu prezantoi dje rezultatet e nje inspektimi te kryer nga ana e KLD-se ne Gjykatat e Tiranes Durresit Shkodres Vlores dhe Gjykaten per Krimet e Renda kryesisht per veprat penale vecanerisht te renda si vrasjet trafikimet e shperdorimet e detyres. Sipas Spahiut problematikat kryesore te verejtura nga inspektimi sillnin nje perfundim te vetem zvarritje te paarsyeshme dhe te tejzgjatur te gjykimit. Vetem ne ceshtjen Gerdeci Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka realizuar nje rekord seancash gjyqesore per shkak te nje numri te pazakonte te pandehurish te cilit ne kete gjykim arrijne 29 persona nen akuze. Gjykata ka realizuar deri me tani 103 seanca gjyqesore me nje frekuence 1 ose 2 seanca ne jave por qe mbi 30 prej tyre jane shtyre per mungese ose kerkese te avokateve dhe ne shumicen e rasteve pa shkaqe te arsyeshme duke penguar ecurine e procesit dhe perfundimin e gjykimit te kesaj ceshtjeje. Nuk shoh dhe nuk gjej asnje justifikim perse gjyqtaret te cilet aplikojne drejtesine penale nuk zbatojne parimin e gjykimit te panderprere por aplikojne shtyrjen deri ne afatin maksimal 15-ditor apo ne raste te caktuara pertej ketij afati duke krijuar ne kete menyre gjykime te zvarritura dhe probleme me afatin e paraburgimit tha Spahiu. Per kete shkak Spahiu u kerkoi dje gjyqtareve te perdorin te gjitha mundesite qe u jep ligji per te ndeshkuar veprimet e paligjshme te paleve ne proces qe sjellin zvarritje te gjykimeve. Inspektimi i KLD-se nuk linte pa fshikulluar edhe Prokurorine si ndihmese per vonesat e gjykimeve. Nuk ka asnje justifikim qe Prokurori te mungoje pa shkak ne nje seance gjyqesore apo te beje kerkesa te paarsyeshme per shtyrjen e saj tha Spahiu. Nenkryetari i KLD-se kerkonte qe ne te dyja rastet kur avokatet apo prokuroret beheshin shkak per deshtimin e seances tu referoheshin perkatesisht Dhomes Kombetare te Avokatise dhe Prokurorise se Pergjithshme per marrjen e masave. Njekohesisht Spahiu pohoi se jane te nevojshme ndryshimet e shpejta dhe efektive te dispozitave ligjore ne lidhje me administrimin e procesit gjyqesor penal. Sipas tij ndryshimet jane sugjeruar nga nje grup pune dhe rekomandimet i jane percjelle Ministrise se Drejtesise.

Rekomandimet per legjislacionin

1.     Rritjen e kompetencave te gjykates per te marre masa ndaj avokateve ne rastet e zvarritjes se proceseve gjyqesore. Masat parashikohen nga gjoba deri ne pezullim te ushtrimit te profesionit te avokatit
2.     Ndryshimin e dispozitave ligjore te cilat percaktojne numrin e gjyqtareve qe shqyrtojne ceshtjet duke rritur numrin e ceshtjeve qe shqyrtohen nga nje gjyqtar
3.     Uljen e numrit te gjyqtareve qe perbejne trupin gjykues ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga 5 qe eshte sot ne 3 gjyqtare per nje numer te caktuar ceshtjesh penale
4.     Percaktimi i nje kuorumi te cilesuar per marrjen e vendimeve unifikuese ne Gjykaten e Larte
5.     Sanksionimin ne dispozita ligjore te se drejtes se gjykates per te pushuar gjykimin e disa prej kerkesave penale.
6.     Kufizimin e se drejtes se Gjykates se Apelit per te derguar per rigjykim ceshtjen jo me shume se nje here.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›