E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: E vërteta për 700 mijë eurot dhe 7% në videon e montuar

TIRANË--Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është gjendur sot para mediave në Ministrinë e Ekonomisë, që para pak ditësh e drejtonte duke reaguar sërish për videopërgjimin duke cilësuar se nga sot publikon dokumenta që dëshmojnë të vërtetën.

Meta paraqiti sot para mediave kërkesën që kompania i kishte dërguar ish-Ministrit Prifti për të zgjidhur bllokimin e proceduarave për tenderin e një HEC-it të Shushicës, Meta theksoi se këto dokumenta tregojnë më së miri se video është një montazh.

“Këto dokumenta tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledheur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit” theksoi Meta.

Në këtë kontekst Meta lexoi kërkesën që kompania i kishte drejtuar ish-Ministrit Prifti ku kërkohej që most ë kishte më vonesa për ndërtimin e HEC-it.
“Zoti ministër u mbushën 3 vjet që kjo kompani që do të ndërtojë në Shushicë. Deri tani investimet për ndërtiminn e HEC-it e kalojnë shifrën 700 mijë euro.”
Kurse për shifrën 7% të përmendur në video-përgjim me Priftin, Meta tha se kjo ishte pjesa e një kompanië e turbinave ne shoqërinë aksionere që do ndërtonte HEC-in.

Meta gjithashtu theksoi se ndërhyrja e tij tek ish-ministri i ekononimë Prifti ishte sipas ligjit pasi kompania kishte fituar të drejtat nga Gjykata e Apelit.
“Kësaj kompanie i është zvarritur ky proces, nuk i është dhënë përgjigja e duhur sic e ka fituar të drejtën nga Gjykata e Apelit Dokumentat tregojnë që ndërhyrja ime tek Prifti ka qënë për zbatimin e ligjit, edhe njëherë tjetër dua të them se gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal por një montazh i rëndomtë dhe jo profesional që është mbështetur mbi falsifikimin dhe provokimin dhe në mungesë të plotë të sinqeritetit. E gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm e kriminal, por edhe një montazh i rëndomtë që tregon se ku e ka mbështetur alternativën zero opozita. Tek provokimet”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI tha se beson se prokuroria do të zbardhë së shpejti montimin që i është bërë videos.
“Përgjimi është vetëm një provokim ndaj meje dhe kjo do të vërtetohet nga drejtësia që ishte në të vërtetë një përgjim kriminal i shëmtuar”, ka deklaruar Meta në një konferencë për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›