Banda e Cërrikut, Buzani bëhet i penduar
TIRANË- Seanca e djeshme gjyqësore e parashikuar për vazhdimin e dëshmisë së shtetasit Bujar Buzani para Gjykatës së Krimeve të Rënda, që zyrtarisht ditët e fundit e ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është shtyrë për mungesë të avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Kështu mëngjesin e djeshëm edhe pse pas 30 minutave pritje, kryesuesi i togave të zeza gjyqtari Klodia Kurushi u detyrua të shtyjë seancën për javën e ardhshme për mungesë të katër avokatëve, një prej të cilëve deklaron më anë të një shkrese se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me kërkesë të prokurorisë ka vendosur të marrë në mbrojtje të pandehurin Bujar Buzani i cili ka pranuar të tregojë ngjarjen e marsit 1997 ku në një pritë të organizuar nga të pandehurit u vranë 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe u plagosen 16 të tjerë në qytezën e Cërrikut. Efektivët e policisë speciale të veshur me anti-plumb dhe maska e shoqëruan dje të pandehurin në Gjykatë për të vazhduar dëshminë e tij të filluar para disa javësh, ku ka treguarthuajse të gjithë organizimin e pritës e deri te vrasja dhe dhunimi i kufomave të gardistëve në Cërrik nga të pandehurit në këtë proces: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Entel Gashi dhe i nga vetë i penduari Bujar Buzani.