E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi parlamentar i PS-së përjashton Kastriot Islamin

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura për mediat, ashtu sic kishte paralajmëruar. Mënjehërë pas këtij vendim, që i’u konfirmuar deputetit Kastriot Islami, i cili priti përrreth 30 minuta në ambientet e selisë rozë, ky i fundit u largua nga selia e PS-së.

Duke e cilësuar një ngjarje të rrallë për politikën shqiptare, Islami ftoi mediat në orën 14:30 në Kuvendin e Shqipërisë për ti komunikuar qëndrimin e tij.

“Sapo me vuri ne dijeni Taulant Balla që është diskutuar se kjo mbledhje do bëhet me dyer të mbyllura. Kjo është ngjarje speciale, ndodhi e radhë e politikës shqiptare dhe unë nuk mund ta shpenzoj qëndrimin tim në një sallë të mbyllur. Do ju ftoja në orën 14:30 të i’u bëj publike qëndrimin tim. Pasi nuk isha përgatitur për këtë opsion. Kuvendi është vendi i dytë ku unë mund të shpreh vendimin tim”,- theksoi Islami.

Më herët, deputeti Kastriot Islami në një prononcim të shkurtër për gazetarët teksa futej në selinë rozë, u shpreh se kishte vendosur të priste jashtë sallës së mbledhjes së grupit të PS, deri në një njoftim nga partia nëse në diskutimin për të, do të pranoheshin mediat apo jo.
“Pra në fillim të mbledhjes zoti Ruci paraqiti axhendën. Në pikën e fundit sqaroi se ka pasur një cështje të rëndësishme që lidhje me votimin e Leskaj. Kam kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur. I kërkova derisa cështja të zgjidhet të pres pak kohë këtu jashtë. Pasi Rama do sqaroi deputetët me këtë cështje. Fjalimin e kam këtu të gjatë për mediat, kolegët dhe shqiptarët. Nuk përgjigjem tani pasi do shpërqëndroja gazetarët në lidhje me qëndrimin tim”,- theksoi Islami.

Grupi parlamentar i PS-së pritet të diskutojë dhe vendosë sot, në lidhje me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Kryetari i grupit Gramoz Ruçi në mbledhjen e  kryesisë, u ngarkua që të thërriste deputetin Islami për të sqaruar mungesën e tij, në votimin për kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, në seancë plenare.

Kryetari socialist, Edi Rama ka zhvilluar dje, takime me anëtarë të kryesisë së PS-së dhe me deputetë të ndryshëm, me të cilët ka diskutuar veç çështjeve organizative, edhe çështjen e përjashtimit të Islamit.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kastriot Islami propozohet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS Islami, Batutat Nano-Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›