E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit Pranga dëshmitarit në gjykatë, ndryshoi dëshminë

Autori i Lajmit: Redaksia

Një dëshmitar në procesin e Bandës së Durrësit është shoqëruar në polici për dëshmi të rreme. Eqerem Kazazi është ndalur sapo ka kapërcyer dyert e gjykatës, pasi do të verifikohet dëshmia që ka dhënë ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të bandës. Kazazi deklaroi në seancën e djeshme gjyqësore se nuk e njihte Lulzim Berishën, të akuzuarin si drejtues të bandës, ndërsa gjatë dy deponimeve që kishte dhënë në prokurori kishte deklaruar të kundërtën. Kazazi gjithashtu mohoi dhe pjesën më të madhe të dëshmisë që kishte dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore në 8 prill dhe 16 maj të vitit 2006. Në këto deponime ai ishte shprehur se kishte njohur Lulzim Berishën nëpërmjet një miku të tij. Para oficerëve kishte folur edhe për njohje me Ermir Dervishin, nga Durrësi të cilit i kishte shitur makinën e tij tip Golf dhe që dyshohet se është përdorur nga banda për të kryer krime. Më herët në gjyq dëshmoi Thoma Curri, babai i Viron Currit, i riu që mbeti i vrarë së bashku me Marsel Sotirin në vitin 1998. Sipas dosjes së Prokurorisë, Viron Curri është vrarë me armë më 29 tetor 1998 rreth orës 17:00 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Prokuroria ka akuzuar për këtë ngjarje anëtarët e Bandës së Lushnjës. Sipas akuzës, ata kanë organizuar vrasjen në datën 29 tetor 1998, duke qëlluar me armë Arjan Pajën e Viron Currin dhe duke plagosur Marsel Sotirin. Në këtë atentat, është përdorur një automjet tip "Golf", i cili më parë i përkiste dëshmitarit të arrestuar dje, Kazazit, ndërsa objektivi i krimit ka qenë Marsel Sotiri. Vrasja është kryer në kuadër të përplasjeve mes vetë anëtarëve të Bandës së Durrësit. Anëtarët e “Bandës së Durrësit” akuzohen për nëntë vrasje, disa plagosje dhe krime të tjera të ndodhura në qytetin e Durrësit dhe Tiranës nga viti 1998 deri në 2008.

Banda e Durrësit

Të akuzuarit

Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Dritan Coli
Ahmet Ajeti
Osman Karpuzi

Të vrarët
Dritan Sallaku
Viron Curri
Arjan Paja
Dritan Disha
Eduart Ongari
Marsel Sotiri
Arben Paja
Ilir Xhunga
Erjon Lame
Avni Gashi
Klodian Saliu
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›