Studimi: 340 mijë shqiptarë, të varur nga alkooli
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Për herë të parë hapet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" klinika për trajtimin dhe rehabilitimin e personave që janë të varur nga alkooli. Ditën e djeshme është bërë edhe përurimi i kësaj qendre, e cila ka kapacitete për trajtimin e 12 personave. Për sa i përket një studimi që vetë mjekët specialistë kanë bërë, rezulton se në vendin tonë ka një numër tepër të lartë të të alkoolizuarve. Kështu, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në vendin tonë konsumojë alkool 340.000 persona dhe 2 për qind e popullsisë mund të quhen të alkoolizuar. Në këtë qendër, aktualisht, ndodhen disa persona që duan të largojnë varësinë nga alkooli, ndërkohë që ata do të qëndrojnë në këtë qendër për një muaj dhe më pas do të bëhet trajtimi në familje. Konsumi i shpeshtë i alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit për vajzat adoleshente. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studimi i bërë publik ditën e djeshme, i cili shton se konsumi i shpeshtë i alkoolit nga vajzat adoleshente mund të çojë në kancerin e gjirit në fazat e mëvonshme. Një hulumtim online, i cili është botuar më 12 prill në ditarin e Pediatrisë, sugjeron që vajzat, të cilat konsumojnë alkool në vitet e tyre të adoleshencës, janë më të prirura për tu prekur nga kanceri në krahasim me ato që nuk kanë pirë kurrë alkool ose kanë konsumuar sasi të vogla herë pas here.
Qendra
Klinika alkoologjike është lokalizuar pranë spitalit psikiatrik (një lokacion ky i synuar për vetë faktin e nevojës reciproke të dy shërbimeve, atij psikiatrik dhe alkoologjik, në raport me trajtimin e diagnozave të dyfishta), dhe ka një kapacitet prej 10-12 shtretërish.
Ambientet e kësaj klinike ( ish-Psikiatria Infantile) janë realizuar në mënyrë komode, me të gjithë aksesorët e nevojshëm, kryesisht falë rikonstruksionit recent të saj, “përfituar” nga projekti i rikonstruksionit të Spitalit Psikiatrik. Për sa i përket pajisjes hotelerike të dhomave, pjesa kryesore e saj është realizuar nga ndihmat e palës italiane (shtretër, dyshekë, komodina, karrige, skrivani, etj). Në aspektin teknik dhe administrativ, Shërbimi Alkoologjik, me urdhër ministri, do të funksionojë në përbërje dhe përkatësi të Shërbimit Toksikologjik të QSUT-së, me të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në rregulloren e shërbimit spitalor në përgjithësi dhe atij toksikologjik në veçanti, duke i mundësuar sigurisht ruajtjen e identitetit si një shërimin nozologjik specifik. Struktura e burimeve njerëzore të klinikës ka në përbërje 2 operatorë (një mjek toksikolog, që është edhe shef i shërbimit dhe një sociologe), një kryeinfermier dhe 4 infermierë. Specialistët në bazë të një studimi rekomandojnë që qytetarët të konsumojnë alkool, por në doza të vogla. Kështu, duke iu referuar një studimi thuhet se alkooli duhet të konsumohet një ose dy gota pije alkoolike në ditë që të mos keni pasoja nga dhembjet e kokës. Të moshuarit, të cilët janë në një moshë mbi 65 vjeç, rrezikojnë më shumë për sa i përket varësisë që ata kanë në lidhje me alkoolin dhe drogën. Sipas një studimi të realizuar nga specialistët, është vënë re se gjatë një viti numri i tyre është shtuar me rreth 10 % për sa u përket këtyre varësive. Për sa u përket përdoruesve të kokainës, marihuanës dhe amfetaminës ata thuhet se janë në një numër prej 10 mijë personash, të cilët kanë kaluar moshën 65- vjeçare. Gjithashtu, është bërë e ditur se shumica e përdoruesve të këtyre lloj drogash janë të seksit femër. Janë rreth një milion njerëz mbi 65 vjeç, të cilët gjatë një dite mund të konsumojnë rreth dy ose më shumë gota verë ku në përbërje të tyre janë 80 % burra dhe vetëm 20 % janë femra. Gjithashtu, është vërtetuar se një në dhjetë të moshuar mbi moshën 65-vjeçare, krijon varësi në sajë të konsumimit të alkoolit ose të farmaceutikëve psikoaktivë, të cilët i bëjnë përdorues të rregullt të tyre.
Studimet evidentojnë se në Shqipëri:
340 mijë persona konsumojnë alkool
58% pinë alkool tej masës së lejuar
20% (2% e popullsisë) janë të varur prej tij
9% e morbozitetit kronik (abuzimi me alkoolin)
4.8% e femrave të moshave fertile, konsumatore “të rregullta”
32 % e femrave pinë vazhdimisht alkool
65 % e meshkujve rezultojnë se konsumojnë pije alkoolike.
1 milion njerëz, mbi 65 vjeç, konsumojnë alkool
80 % burra konsumojnë më shumë se dy gota verë në ditë
20 % femra konsumojnë më shumë se dy gota verë në ditë
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010