E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, raporti ne Bruksel. Basha: Optimist

Autori i Lajmit: Redaksia
Sot në Bruksel vendet anëtare të KE-së do të diskutojnë raportet paraprake të hartuara nga ekspertët e Komisionit, që kanë vizituar së fundmi Shqipërinë, nga ku do te informojnë mbi progresin e bërë prej saj në fushat e sigurisë së dokumentave, të sigurisë së kufirit, migracionit, azilit, luftën kundër krimit e rendin publik në Shqipëri. Sipas mediave ndërkombëtare, Komisioni për të drejtat civile dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian do të marrë në shqyrtim dhe do të bëjë rekomandimin bazik, i cili do të jetë shtysë për procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri Basha, i sigurt
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka dhënë garanci të plotë se qeveria shqiptare është në pritje të një përgjigje pozitive lidhur me propozimin paraprak të Komisionit Europian që ka të bëjë me përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave me BE. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, ministri Basha tha se “Ndërkombëtarët kanë dhënë garanci të plotë se pas marrjes së propozimit do ecet me vendimarrjen dhe ne disponojmë të gjithë informacionin. Në kundërshti me frymën që injektohet në media, për të nxirë këtë proces nga eksponentë të caktuar. Ndjej keqardhje për të gjithë ata që kanë rënë pre e keqinformimit të rremë, pasi më duhet tu kujtoj këtu deklaratën e Malstromit, se Shqipëria ka bërë progres solid në plotësimin e kritereve dhe ne presim një propozim pozitiv për heqjen e vizave, vetëm si rezultat i performancës sonë të shkëlqyer.”-tha Basha
Duke e cilësuar një moment, atë të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të udhërrëfyesit, ministri Basha, tha se liberalizimi i vizave mbetet prioriteti më madhor dhe afatshkurtër i mazhorancës, i cili ka ardhur falë reformave të ndërmarra nga qeveria në realizimin e dokumentave të identitetit me sigurinë më të lartë për një vend anëtar të denjë për në BE, sigurimit të kufijve, apo dhe praktikave ligjore që janë ndjekur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale. E në këtë kontekst, ministri Basha theksoi se vlerësimi për përmbushjen e kritereve do të bëhet vetëm në bazë të performancës.
Ai shtoi se, “Ne skemi kërkuar favore, por kemi deklaruar që vlerësimi për Shqipërinë të jete strikt. Ajo që kemi arritur na ka vendosur në krye të vendeve të rajonit. Sot kemi bazën më moderne në Ballkan, regjistrin civil, jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kemi një sistem elektronik të mbledhjes së informacionit. Këto arritje janë falë intensifikimit të punës në regjimin kufitar, sigurinë e dokumentave të identitetit dhe nëse bëhet fjalë për ligjin e konfiskimit të aseteve, dua tu them atyre të shkruajnë se jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që e kemi, pasi dhe Kroacia e ka në draftim ende.”
Për Ministrin Basha, me reformat e ndërrmarra në përmbushje të kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, Shqipëria ka lënë prapa një trashëgimi të hidhur, e cila e rendiste ndër vendet e para të tranzitit të lëndëve narkotike dhe me shkallën më të lartë të krimit në rajon. Por duke ju referuar dhe një interviste të dhënë nga eurodeputetja Tanja Fajon sipas të ciles protestat e opozitës, mund të pengonin procesin e liberalizimit të vizave, ministri Basha komentoi.
Duke folur për rolin e opozitëz, basha u shpreh: “Tensionimi i qëllimtë për protesta nga Rama slë shije të mirë tek partnerët tanë europianë dhe sjep asnjë kontribut pozitiv për liberalizimin e vizave”.

Reagimi

Meta: Kemi plotësuar kushtet
Pak ore para se te nisej per ne Brukel ku do te zhvilloje takime me Keshillin, Parlamentin dhe Komisionin Europian per vizat, ministri Jashtem Ilir Meta u shpreh i bindur se vendi yne i ka realizuar te gjitha kerkest teknike te udherrefyesit per liberalizimin e levizjes se shqiptareve. “Ne bazohemi tek parimi i gjithë këtij procesi i cili është qartësisht një proces teknik. Në jemi të bindur në progresin e jashtëzakonshëm që është bërë për të plotësuar të gjitha detyrimet” tha Meta.
Me kete menyre Meta iu pergjigj njekohesisht edhe disa shkrimeve ne mediat shqiptare te cilat citojne raportin e Komisionit Europian ku sipas tyre rezulton se vendi yne ka plotesuar vetem nje nga kater kushtet e udherrefyesit per heqjen e vizave. Por sipas shefit te diplomacisë shqiptare raporti qe nuk eshte bere ende publik thote krejt te kunderten.
“Çdo raport do të bëhet publik në kohën e duhur. Në çdo rast, vlerësimi për Shqipërinë do të jetë një vlerësim shumë pozitiv për shkak të progresit të padiskutueshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve.” -tha Meta.
Meta perjashtoi mundesine se zhvillimi i zgjedhjeve te pritshme ne Bosnje Hercegovine mund te ndikoje ne vonimin e dhenies se opinionit per liberalizimin e vizave per Shqiperine.

Udhërrëfyesi

Ja vlerësimet e KE për 4 blloqet

Zbardhet raporti i plotë me vlerësimet e Komisionit Europian për shkallën e plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Nga ekspertët e Komisionit Evropian vërehet se ka patur një progres të konsiderueshëm në këto blloqe të udhërrëfyesit.
Blloku 1 – Siguria e dokumenteve. Komisioni vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet lidhur me prodhimin e pasaportave biometrike (497 mijë pasaporta të lëshuara deri më 9 prill, sigurinë në procesin e aplikimit, personalizimit gjatë prodhimit dhe shpërndarjes. Personeli që merret me procesin e personalizimit është i trajnuar në mënyrën e duhur dhe është minimalizuar rreziku i korrupsionit apo mashtrimit në këtë proces.
Lidhur me certifikatat, Regjistri Elektronik i Gjendjes Civile është burimi i vetëm i të dhënave të gjendjes civile dhe çdo qytetar ka një numër unik të përhershëm të identitetit
Blloku 2 – Migracioni ilegal, përfshirë ripranimin.
Vlerësimi i Komisionit është se Shqipëria ka bërë një progres domethënës në drejtim të sigurisë së kufijve, sistemit të azilit dhe migracionit.
Në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve i gjithë legjislacioni i duhur është në fuqi dhe po zbatohet me korrektësi, si Ligji i Kontrollit dhe Mbikëqyrjes së Kufijve, Strategjia dhe Plani i Veprimit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve.
Është forcuar bashkëpunimi mes agjencive që veprojnë në kufi ndërsa në janar ka filluar nga puna Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.
Ka vijuar përmirësimi i infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar dhe pajisje të tjera moderne janë parashikuar të instalohen gjatë vitit 2010. Burimet njerëzore janë forcuar dhe trajnimi i tyre bëhen në bazë të kurrikulave të hartuara në bashkëpunim me FRONTEX (Agjencia Europiane e Sigurisë së Kufijve). Në fushën e Azilit, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka një sistem funksional dhe kuadri ligjor në këtë drejtim është forcuar në përputhje me standardet e BE-së. Për sa i përket migracionit, ka një zbatim të plotë të Ligjit të të Huajve (hyrë në fuqi në 2009). Regjistri i të huajve është bërë funksional në shkurt 2010 dhe ka përfunduar Qendra e të huajve me qëndrim të parregullt.
Blloku 3 – Rendi publik dhe siguria. Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë progres thelbësor në përmbushjen e detyrimeve lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave si dhe në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër këtyre fenomeneve. Strategjitë përkatëse dhe Planet e Veprimit po zbatohen në të gjitha fushat e Bllokut 3.
Është evidentuar progres në njehsimin e kuadrit të brendshëm ligjor me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ka përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër trafikimit të drogës dhe të qenieve njerëzore. Ka progres në fuqizimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër pastrimit të parave. Ka një numër në rritje të rasteve të hetuara dhe në ndjekje të krimit të organizuar.
Shkëmbimi i informacionit ndërmjet agjencive të forcimit të ligjit ka përparuar në mënyre domethënëse nëpërmjet shtrirjes së sistemit MEMEX në të gjitha drejtoritë e policisë rajonale dhe drejtoritë e policisë kufitare. Bashkëpunimi në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit është rritur ndjeshëm me punën e kryer nga Njësitë e Përbashkëta të Hetimit në gjashtë rrethet e vendit.
Bashkëpunim efektiv është regjistruar me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e bashkëpunimit juridik në çështjet penale dhe ka pasur investigime të suksesshme me agjencitë e huaja të forcimit të ligjit.
Blloku 4 – Marrëdhëniet me Jashtë dhe të drejtat themelore. Në raportin e vlerësimit të Komisionit arrihet në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë dhe i ka përmbushur detyrimet në fushën e të drejtave themelore.
Kështu, në shkurt 2010 është miratuar Ligji për Antidiskriminimin, ligj i cili parashikon krijimin e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Komisioneri ka kompetenca të gjera, me anë të të cilave sigurohet asistenca për viktimat nga diskriminimi si dhe gjobat në rastet e shkeljes së ligjit. Lidhur me Romët, Komisioni vlerëson se “është shënuar progres në drejtim të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom dhe Planit të Veprimit të Dekadës së Romëve, në fushën e arsimit, kulturës dhe punësimit.Janë krijuar kushte lehtësimi për regjistrimin në gjendjen civile të komunitetit Rom”

Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›