E Shtunë, 31 Tetor 2026

E-mail i rremë, mashtrimi kushton 5 mijë euro

Autori i Lajmit: Redaksia

Vjedhja përmes internetit po kthehet në modë edhe vendin tonë, pas hyrjes në masë të këtij shërbimi. Policia e Shtetit në shifrat zyrtare bën me dije se janë shënuar 25 raste të vjedhjes përmes mashtrimit në internet për këtë vit.
Një shifër e lartë kjo, krahasuar me një vit më parë, kur fenomeni ishte i papërfillshëm. Hakerat kanë mundur të mashtrojnë qytetarët nëpërmjet “sms” dhe “e-mail”-e të rremë që i shpallin fitues. Qytetarët kanë paguar shuma deri në 5 mijë euro për llogari të këtyre rrjeteve. Policia thotë se ndonëse hetimet vazhdojnë është shumë e vështirë të arrihet te identiteti i tyre, pasi përdorin të dhëna personale të vjedhura.
Shefi Kërluku
Shefi i zyrës Kundër Krimit Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Elton Kërluku sqaron se qytetarët duhet të injorojnë sms-të dhe e-mailet e panjohura. "Nga këto 25 raste mund të them që 21 raste kanë të bëjnë me mashtrime kompjuterike që ne konsiderojmë kryerjen e transaksioneve bankare, duke përdorur të dhëna të kartave të kreditit të klonuara, ose të falsifikuara. Në rastet që ne kemi pasur në hetim kjo është bërë në disa forma. Një nga format është përdorimi i këtyre kartave në bankomatet e bankave të nivelit të dytë. Personat që kryejnë këtë veprim nuk janë në Shqipëri, rezultojnë që janë shtetas të huaj", thotë Elton Kërluku, shefi i Zyrës Kundër Krimit Kompjuterik, në Policinë e Shtetit. Ai thotë se gjatë vitit të kaluar ka pasur 25 raste, kur persona pjesë e rrjeteve të mirëorganizuara kanë mundur të vjedhin llogaritë bankare të shumë qytetarëve. Ata kanë mundur të mashtrojnë qytetarët përmes sms-ve dhe e-maileve të rremë që i shpallin fitues. Qytetarët kanë paguar shuma deri në 5 mijë euro për llogari të këtyre rrjeteve. Policia thotë se ndonëse hetimet vazhdojnë është shumë e vështirë të arrihet te identiteti i tyre, pasi përdorin të dhëna personale të vjedhura.
Përpunimi i të dhënave
Përpunimi i të dhënave ka të bëjë me çdo veprim që kryhet, plotësisht ose jo, me mjete automatike, me të dhënat personale si, grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi ose çfarëdo veprimi tjetër si dhe transmetimi i të dhënave. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet mjeteve automatike si dhe në përpunimin, me mjete të tjera të të dhënave personale që mbahen në një sistem arkivimi, por, nga ana tjetër, ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave nga një person fizik për qëllime thjesht personale ose familjare. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga kontrollues të vendosur në Shqipëri, misionet diplomatike ose zyrat konsullore të shtetit shqiptar si dhe kontrollues, të cilët nuk janë të vendosur në Shqipëri, por që e ushtrojnë veprimtarinë nëpërmjet përdorimit të çdo mjeti që ndodhet në Shqipëri.

Ky lajm është publikuar: 27/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›