E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Pas vendimit te sotem Europa me e lire

Fjala e falenderimit te Ministrit te Brendshem Lulzim Basha dje ne Bruksel Shqiperia eshte e perkushtuar te jape ndihmen e saj qe ajo Europa te jete po keshtu edhe me e sigurt

I pari qe mesoi vendimin unanim per liberalizimin e vizave per Shqiperine ishte Ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ky i fundit ndodhej i ftuar dje ne takimin e Ministrave te Bredshem te Bashkimit Evropian ku ka mbajtur edhe fjalen e rastit duke falenderuar ne emer te Shqiperise vendimin e marre per heqjen e vizave. Pas vendimit te sotem djeshem Europa eshte me e lire me e drejte dhe me e plote se dje. Shqiperia eshte e perkushtuar te jape ndihmen e saj qe ajo te jete po keshtu edhe me e sigurt ka thene Basha.

Ne fjalen e tij ministri u ka premtuar homologeve te BE nje impenjim te vazhdueshem te qeverise shqiptare kunder krimit e korrupsionit por edhe per te mos lejuar abuzimin me vendimin e djeshem.

Me nje ndjenje te thelle gezimi dhe mirenjohje i drejtohem sot dje ketij Keshilli te nderuar. Vendimi juaj kete paradite per te hequr regjimin e vizave me Shqiperine e sjell vendin tim nje hap me prane permbushjes se objektivit tone me kryesor te ribashkimit me Europen tha Basha duke iu drejtuar homologeve ne Bruksel.

Ai ka theksuar rendesine qe ka ky vendim per shqiptaret duke thene se per qytetaret shqiptare ky vendim i shumepritur shenon fundin e nje sage te gjate izolimi sakrificash dhe perpjekjesh per lirite e mohuara. Ky vendim rivendos se bashku me lirine e levizjes edhe dinjitetin tone europian. Dhe me dinjitet e pergjegjshmeri po pergatiten edhe qytetaret shqiptare te realizojne te drejtat dhe detyrimet e kesaj lirie.

Duke folur para ministrave te BE qe sapo kishin marre vendimin per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen Basha ka theksuar edhe nje here reformat qe i jane dashur vendit tone per te permbushur kushtet e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Vendimi juaj vjen pas verifikimit te permbushjes nga Shqiperia te nje liste te gjate kriteresh strikte. Kjo nuk ka qene e lehte dhe pa dhimbje. Ne te vertete jane dashur perpjekje te medha reforma te thella dhe transformime epokale ka thene Basha. Sic kane deshmuar inspektimet e shumta ne terren Shqiperia ka adoptuar dhe aktualisht zbaton praktikat dhe standardet me te mira te kodit Shengen ne policimin dhe sigurine e kufirit. Sot me shume se 1 milion qytetare shqiptare posedojne pasaporta biometrike te standardit me te larte. Lufta me zero tolerance kunder krimit te organizuar e ka hequr Shqiperine nga rruget e preferuara te trafikut te qenieve njerezore dhe narkotikeve ritheksoi Basha para homologeve te vendeve ku brenda dhjetorit shqiptaret do mund te levizin pa viza.

Ai gjithashtu u theksoi atyre se vendi yne vazhdonte perpjekjet per tu permiresua ne lidhje me kerkesat e BE. Sipas Bashes Shqiperia vazhdon te perparoje ne luften kunder korrupsionit sic deshmohet ne raportet nderkombetare perfshire raportin e fundit te Transparency International. Vota juaj sot eshte votebesim i ketyre reformave dhe rezultateve te tyre te pamohueshme. Qeveria shqiptare eshte e vendosur per te vazhduar dhe konsoliduar me tej keto reforma u tha Basha ministrave pak minuta pasi ishte marre vendimi per te liberalizimin vizave. Nderkohe ministri ka theksuar se Shqiperia do te marre masat e domosdoshme qe me kete akt te mos abuzohet. Me lejoni te nenvizoj edhe njehere sot para jush vendosmerine e qeverise shqiptare per te marre te gjitha masat e nevojshme per te parandaluar adresuar dhe zhbere cdo pasoje te padeshirueshme te vendimit tuaj te sotem per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare tha Basha. Nderkohe ai e ka mbyllur fjalen e tij me falenderim per BE dhe per te gjithe ata qe ndihmuan Shqiperine drejt liberalizimit.

Agjencite turistike te parat qe fitojne nga liberalizimi

Agjencite turistike thone se liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian ka filluar qe tani te ndikoje tregun turistik duke rritur kerkesat per udhetime jashte shtetit. Ne kemi programin e nentorit per vendet e zones Schengen dhe ato te Vitit te Ri. Per nentorin ka pritje qe te mblidhen leket dhe te pergatiten dokumentet qe ambasadat kerkojne deklaron Dritan Pajo drejtues i nje agjencie turistike. Vitin e kaluar shqiptaret shpenzuan per udhetime jashte shtetit mbi 1.1 miliarde euro. Agjencite thone se kjo shifer pritet te rritet edhe me shume tashme qe qytetaret mund te levizin te lire. Po shohim qe ka kerkesa te shumta per te levizur qofte ne grupe qofte individualisht shton Pajo.

Frattini Miresevini ne Europe

Vendimi i Bashkimit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen eshte pershendetur me mjaft entuziazem nga ministri i Jashtem italian Franco Frattini. Frattini nje prej mbeshtetesve me te zjarrte te lehtesimit te ketij regjimi dhe nismetare i tij e pershkroi kete hap te Brukselit si nje lajm shume te mire per Tiranen. Dua te pergezoj qeverine dhe popullin shqiptar e ate boshnjak. Ky vendim eshte shperblimi i duhur per angazhimin dhe vendosmerine me te cilat te dy vendet kane punuar per arritjen e ketij objektivi strategjik ka deklaruar shefi i diplomacise italiane. Deshiroj tiu uroj qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes mireseardhjen ne Europen e levizjes se lire ka shtuar ai.

Liberalizimi pritet me feste ne te gjithe vendin

Fishekzjarre dhe bori makinash e flamuj. Keshtu e ka pershendetur dje Tirana dhe gjithe Shqiperia liberalizimin e vizave. Mijera njerez kane dale ne sheshe e rruge per te festuar kete dite ndersa diten e sotme pritet te fillojne edhe festimet e organizuara ne mjaft qytete te vendit. Eumlshte nje enderr qe e kemi kerkuar prej vitesh dhe me ne fund u realizua tha nje qytetare ne Tirane. Ndersa nje studente shprehet se ky vendim do te krijoje me shume mundesi per studentet. Heqja e vizave eshte nje shume e mire per shqiptaret. Ata do te kene mundesi te takojne te afermit e tyre jashte shtetit por per mua dhe per shume te rinj eshte nje mundesi per te vizituar vende te reja dhe per te studiuar tha ajo. Festa ne kryeqytet sidoqofte eshte frenuar nga moti jo i mire ndersa pritet qe gjate dites se sotme aktivitetet te arrijne kulmin. Edhe ne qytetin e Durresit me mijera qytetare kane mbushur dje pasdite sheshin Iliria dhe kane festuar pa dallime partiake lajmin e gezueshem te liberalizimit te vizave. Porsa jane njohur me miratimin nga Brukseli i liberalizimit te vizave Durresi ka nisur festimet me qindra automjete te zbukuruar me flamuj jane dyndur ne rruget e qytetit per te festuar endrren e bere realitet liberalizimin e vizave dhe hapjen e rruge realitet liberalizimin e vizave dhe hapjen e rrugeve drejt vendeve Shengen.

Posta emton pullen e vecante per liberalizimin

Posta e Shqiperise publikoi dje nje edicion te vecante me nje pulle speciale qe do te perkujtoje liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ne kuadrin e atmosferes se liberalizimit te vizave duke qene e vemendeshme ne ndjekjen e te gjithe situatave politike ekonomike dhe integruese te vendit toneduke e ndjere veten partnere te qeverise shqiptare ne te gjitha perpjekjet e saj drejt integrimitPostaShqiptare kohet e funditka percjellur ne emisionet e pullave te sajngjarjet historike qe kane shoqeruar vendin tone gjate ketyre viteve duke filluar nga Pavaresia e Kosoves pulla me rastin e vizites se Xhorxh Bush Kongresin e Manastirit dhe te gjitha llojet e ngjarjeve historike. Pulla me e re qe emetonPostaShqiptareeshte pulla me tematike Shqiperia pa viza ne Europe pra fiksohet ne guret kilometrike te historise sone dhe endrra shekullore eshqiptareve per te qene te barabarte midis te barabarteve ku historia I ndau kurse Zoti I kishte paracaktuar prej kohesh pjese te kesaj familje te madhe qe quhet Europe thuhet ne njoftimin e postes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›