BE:Greqia të ulë pagën minimale, e ka më të lartën
TIRANE- Bashkimi Europian i kërkon Greqisë të ulë pagën minimale, e cila është më e larta në raport me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me të njëjtin nivel jetese. Kërkesa është bërë sot nga Matthias Mors, përfaqësues i Komisionit Evropian dhe në krye të trojkës (BE-BCE-FMN).
"Situata ekonomike në Greqi është më e rëndë se ajo e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa paga minimale është më e lartë në raport me vendet anëtare me të njëjtin nivel ekonomik dhe partnerët socialë duhet të shqyrtojnë nëse kjo është një pengesë për krijimin e vendeve të reja të punës'', theksoi Mors në një intervistë për të përditshmen greke ''Kathimerini''.
Paga minimale në Greqi, që arrin në 750 euro, është më e lartë se në Spanjë, Portugali apo në Poloni dhe se në vendet e Evropës Lindore, anëtare të Bashkimit Evropian.
Papunësia në Greqi ka arritur në më shumë se 16 për qind të popullsisë aktive.
Mors theksoi se ''qëndrueshmëria e borxhit grek varet nga zhvillimet ekonomike, monitorimi i politikës për normalizimin e financave publike dhe përshpejtimin e reformave''.
(s.g/BalkanWeb)