E Diel, 1 Nëntor 2026

Nismë franceze solidariteti, “Unë jam gjithashtu një grek”

NANTE - Mediat franceze, të cilave iu janë referuar ato greke, shkruajnë se ka disa muaj që në websiten http://jesuisgrec.blogspot.com, qytetarë nga e gjithë Evropa aplikojnë për nënshtetësi greke, ndërkohë që denoncojnë "diktaturën e tregjeve" dhe masat e kursimit ekonomik. 

Iniciativa u quajt "Apeli i Nantes," dhe është ndërmarrë nga anëtarët e organizatës kulturore të shoqërisë «Nantes est une fete», të cilët që nga muaji Nëntor në këtë qytet të Francës, kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve me parullën “Par solidarité, je suis Grec aussi” - "Për solidaritet, unë jam gjithashtu një grek."

Sipas organizatorëve të nismës sot pasdite 16 Janar, blogu me nismën e Nantes ishte vizituar prej 87 005 personave nga Greqia, Franca, SHBA, Anglia, Gjermania, Qiproja, Spanja dhe Belgjika Kanadaja, Hollanda, Filipinet, Algjeria, Uruguaj.

Organizatorët e nismës "Unë jam gjithashtu një grek” shpjegojnë se ata u përpoqën të gjejnë mënyra praktike që të deklarojnë kundërshtimin e tyre për një padrejtësi ekonomike. 

"Ishte një reagim spontan, një nevojë emocionale për solidaritet me grekët dhe kundër krizës. Askush nuk ka të drejtë për të luajtur në këtë mënyrë me dinjitetin e një populli", shpjegon pedagogu i historisë dhe gjeografisë të Universitetit të Nantes, Luc Ntougiar, një nga nismëtarët, i cili kujtoi se demokracia në botë ka ardhur nga Greqia. 

"Pas reagimit të parë, vjen një ndjenjë e turpit për të qenë sot një francez, duke pasur parasysh sjelljen e Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel kundër grekëve", thotë ai. 
Lidhje te tjera http://jesuisgrec.blogspot.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›