100 vjetori i pavarësisë, Kuvendi i Kosovës pjesë e festimeve
PRISHTINË- Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, udhëtoi sot drejt Tiranës për të marë pjesë në hapjen e aktiviteteve në kuadër të veprimtarive për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë, do të organizojë nesër në sallën e seancave plenare, çeljen e veprimtarive të tij në kuadër të këtij përvjetori.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ftuar, në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti e Sabri Hamiti.
Në delegacionin parlamentar të Kosovës marrin pjesë edhe deputetët: Adem Grabovci, Flora Brovina, Teuta Sahaqija dhe Ahmet Isufi, si dhe këshilltarët e kryeparlamentarit Krasniqi, Ismet Hajrullahu dhe Skënder Reçica.
(el.me/BalkanWeb)