E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Vetëvendosje ushtroi dhunë më 14 janar

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi akuzoi sot lëvizjen Vetëvendosje për ushtrim dhunë gjatë protestës së 14 janarit.

Shefi i qeverisë kosovare, nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se Kosova si shtet demokratik respekton të drejtën e ushtrimit të protestave paqësore, por duke ritheksuar se qeveria nuk do të lejojë që kjo e drejtë të shpërdorohet.

"Kosova është shtet demokratik dhe e ritheksoj se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Kjo e drejtë nuk do të cenohet nga askush asnjëherë. Por, unë me vendosmëri e ritheksoj se askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdor të drejtën e protestës për të venë në rrezik funksionimin normal të institucioneve legjetime të shtetit tonë",-thuhet në deklaratën për shtyp të Kryeministrit Thaçi.

Kryeministri Thaci thekson se policia e Kosovës ka vepruar në zbatim me ligjin, ndërkohë që plani i verpimit të saj ishte bërë publik. Thaci nënvizon se policia ka ndërhyrë pasi protestuesit kanë reaguar kundra saj.

" Për fat të keq, protestuesit kanë dështuar që të përmbahen nga bllokimi i rrugëve, dhe, për më tepër, nga përdorimi i dhunës. Kjo ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e policisë në zbatim të rëndit dhe të ligjit. Si rrjedhojë, policia e Kosovës ka përdorur mjetet e lejuara sipas ligjit dhe standardeve më demokratike për shpërndarjen e protestuesve dhe zhbllokimin e rrugëve",-thuhet me tej në deklaratën e Thaçit.

Duke falenderuar protestuesit të cilët nuk kanë bërë që situata të përkeqësuehet , shefi i qeverisë kosovare nënvizoi se policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor do të bëjnë analizën e detajuar lidhur me këtë protestë dhe do japin sqarime profesionale.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›