Kuvend, Ruçi: Presidenti i ri me 3/5, Patozi: Kushtetuta shmang krizën
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nisi pasditen e së hënës punimet e sesionit të VI-të të Legjislaturës së XVIII-të, ku u miratua edhe kalendari trejavor i punës në Kuvend. Në fjalën hapëse kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi si pozitiv bilancin e sesionit parlamentar të vitit 2011 ndërkohë që u shpreh optimiste për vitin 2012.
“Ky që po fillojnë është sesioni i 6 i kësaj legjislature. Bilanci ka qenë i sukseshëm, pasi me votën tuaj është kaluar ligji për lëvizjen e lirë. Gjatë këtij mandati janë miratuar 400 ligje. Këto reforma na kanë shpëtuar nga kriza që ka mbërthyer Europën. Në këtë 100 vjetor kemi arsye të themi që Shqipëria ia ka dalë, sdhe se rritja ekonomike është inkurajuese”,- u shpreh Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli nënvizoi se kalendari i punës për sesionin e ri parlamentar parashikon miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndaj kërkoi bashkëpunimin e opozitës.
“Kalendari, ka disa ligje që kërkojnë votën e opozitës, pa votën e tyre ato nuk miratohen. Ekonomia dhe përmisimi i jetës, ulja e varfërisë është synimi jonë për këtë vit. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë”,- u shpreh Topalli.
Në seancën e sotme, e para për këtë vit, deputetët pritet të miratojnë programin e punës së Kuvendit për periudhën (16 janar-24 shkurt), si dhe kalendarin trejavor për periudhën 16 janar-3 shkurt. Të enjten konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare miratoi vetëm me votat e maxhorancës kalendarin 3-javor, ndërkohë që opozita u shpreh kundër përfshirjes në rendin e ditës së ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.
PATOZI: 2012, PËRCAKTUES PËR FATIN E SHQIPËRISË
Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, gjatë fjalës së tij vlerësoi se debati i hapur për zgjedhjen e presidentit është i parakohshëm , pasi Kushtetuta sipas tij nuk e lë vendin të futet në krizë.
“Ky është seksioni i zgjedhjes se presidentit, ndaj e shohim të parakohëshëm debatin që ka nisur, pasi fryma e Kushtetutës nuk e lejon, fryma e saj është të mos e lërë vendin në krizë. Bamir Topi është zgjedhur pas dy raundesh. Debati është hapur nga opozita dhe presidenti në detyrë,- u shpreh Patozi.
Patozi, duke e cilësuar vitin 2012 si vendimatar për reforma të rëndësishme, të cialt do të mundt të dërgojnë vendin në zgjedhje korrekte i bën thirrje opozitës që të mbajë përgjegjësitë e veta sa i takon cështjes së integrimit.
Ky do jetë cdo ditë pune për të kremtuar sic i ka hije festën e pavarësisë, cdo anë të mbajë përgjegjësite e veta. Mazhoranca do bëjë gjithcka që është në dorën e saj në mënyrë që në ditëlindjen e 100-të të marrë statusin e kandidatit, por vullneti i saj është i pamjaftueshëm. Po opozita e ka të njëjtët qëllim? Në mbledhejn e parë të krytarëve u rikthyen siptomat e vjetra që ramë dakort nëntorin që shkoi. Uroj që opozita ta kalojë këtë moment dobësie. Ne humbën statusin e vendit kandidat, por pavarësisht se aspirata shiqiptare u kushtëzua më e humbur doli e opozita, që u ndëshkua me 1400 mijë vota më pak”,- theksoi Patozi.
RUÇI: PRESIDENI I RI TË PËRFAQËSOJË UNITETIN E POPULLIT
Kryetari i Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi se 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin me demokraci të rrezikuar dhe në krizë ekonomike.
“Ky 100-vjetor e gjen shtetin shqiptar pa shtet në shërbim të qytetarëve. E gjen vendin në krizë, ku rritja ekonomike ka ndalur, ku korrupsioni dhe kapja e shtetit jane evidente,. E gjen me një papunësi në rritje, me një varfëri të shtuar dhe mbi të gjitha me një të ardhshme të rrezikuar. 100- vjetori e gjen shtetin shqiptar në udhëkryqyin: diktaturë bjelloruse apo rrugë drej Europës.”- deklaroi Ruçi.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit socialist nënvizoi se axhenda e PS-së për këtë vit ka në qendër kontributin për demokratizimin e institucioneve dhe përshpejtimin e procesit të integrimit.
“Ky vit është viti i një programi të ri për një rilindje shqiptare, për të rivendosur demokracinë e për të bashkuar Shqipërinë me Europën. Do t’ju ofrojmë një kontratë të hapur të gjithë shqiptarëve që duan një rilindje të Shqipërisë”- deklaroi kreu i grupit socialist.
Ruçi nënvizoi se PS-ja është e angazhuar për të mos lejuar dështimin e radhës për Shqipërinë, duke humbur sërish statusin kandidat. Për këtë arsye- vijoi më tej Ruçi- opozita do të punojë intensivisht për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.
Në lidhje me zgjedhjen e presidentit ë ri të vendit, Ruçi theksopi nevojën që keu i ri i shtetit të përfaqësojë unitetitn e popullit. Sipas Ruçit, “fryma e Kushtetutës kërkon një president me shumicë të cilësuar dhe PS kërkon zgjedhjen e një presidenti sipas Kushtetues.”
“PS lufton për një president i cili të ketë profile të arrira që të jetë mbi palët, të jetë me integritet dhe rekorde të qenësishme që dëshmojnë respekt të vazhdueshëm për Kushtetutën, shtetin ligjor e parlamentarizmin, me moral të lartë si qytetar e politikan.”-vijoi më tej Ruçi.
Ndër të tjera Ruçi theksoi se opozita do t’i përmbahet marrëveshjes për miratimin me cilësi të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend. Ruçi theksoi nevojën e një reforme zgjedhore që të adresojë domosdoshmërinë e rishikimit të sistemit me prekje apo pa prekje të Kushtetutës.
“Duam një reformë zgjedhore brenda afatit të përcaktuar në vendimin e parlamentit, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. I pari juaj më shumë se 100 herë ka deklaruar se do të pranojë çdo lloj sistemi të propozuar nga opozita dhe tashmë e mohon atë.” - u shpreh Ruçi.
KUVENDI NIS SOT SESIONIN E RI PARLAMENTAR
Parlamenti pritet të nisë sot pasdite, punimet për këtë sesion. Seanca e parë plenare e sesionit të ri është lajmëruar të mbahet në orën 17.00.
Ashtu si në çdo fillim sesioni, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të mbajë fjalën përshëndetëse, ndërsa pas kësaj pritet diskutimi dhe miratimi i kalendarit 3-javor. Pritet që në seancën e parë të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak edhe të situatës së krijuar së fundmi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Tri ditë më parë, sipas njoftimit të bërë nga Kryesia e Kuvendit, u miratua kalendari i punës, ku janë përcaktuar edhe kalimi për diskutim i ligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011-të, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012-të, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil. “Për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto pr/ ligje, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punës, pa konsensus”,- thuhej në njoftimin e Kuvendit. Ndërsa më pas, në emër të grupit parlamentar të PSsë, sekretari Taulant Balla u shpreh se, “Të gjitha këto projektligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria”. Grupi socialist nënvizoi, se ngutja e mazhorancës dhe arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve, nuk e justifikojnë qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars.
(er.nu/el.me/ma.ar/BalkanWeb)