Banda e Durrësit, Prokuroria: Burg për jetë Lulzim Berishës
TIRANE- Prokuroria e krimeve të rënda jep prentencën për 16 të pandehurit e ulur në bankën e të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit.
Prokurori Anton Martini kërkoi dënimin me “burg për jetë” për Lulzim Berishën dhe Endrit Dokle, të cilësuar si drejtues të bandës. Gjtihashtu kërkon dënim me burg për jetë dhe për Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai. Ndërsa kërkoi 25 vite burg për Sardian Sulejmanin e Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli dhe Selman Heti, e Spartak Kalthi. Masa më lehta dënimi prokuroria ka kërkuar për Altin Nikolla, dhe Kristian Begu. Ndaj dy të pandehurve u kërkua dënimi me 20 vjet burg.
Ndërkohë që për 2 kosovarët e shpallur në kërkim dhe nuk janë arrestuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare, Osman Korpuzi dhe Ahmet Ajeti, është kërkuar 21 vite burg në mungesë.
Nga kërkesa për dënim “burg përjetë”, ka shpëtuar Adriatik Coli, i penduari i drejtësisë. Për shkak të kontributit që Coli ka dhënë për zbardhjen e krimeve të kryera nga 1998- 2005, nga ish miqtë e tij, prokurori kërkoi reduktimin e dënimit të Colit nga “burg për jetë” në 10 vite burg.
Pretenca 285 faqesh është lexuar për gati 5 orë në seancën e sotme gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjyqi ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, është ndër proceset më të gjata gjyqësore, që janë zhvilluar në gjykatën e Krimeve të Rënda. Kryesisht procesi është shtyrë për mungesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë shfrytëzuar çdo hapësirë ligjore, për të shtyrë sa më shumë procesin.
Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate.
Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit. Fillimisht vepronte si një e vetme, por për shkak të prishjes së pazareve u nda në dy fraksione. Hakmarrja e ashpër mes grupeve rivale shkaktoi dhjetëra viktima. Lulzim Berisha u arrestua në 2006 në Maqedoni.
Seancën e ardhshme, të enjten, pritet të dëgjohet fjala e avokatëve mbrojtjes dhe më pas do jepet vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
(s.g/balkanWeb)