Shkodër, arrestohet 17-vjeçari për vjedhjen e kazinosë

Në pranga përfundoi në kushtet e flagrancës shtetasi E.R, 17-vjeç, banues në lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër.
Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Vasil Shanto”, të qytetit Shkodër, pikërisht përballë vendit të quajtur sheshi 2 Prilli, ku një person i paidentifikuar, i maskuar, ka hyrë në ambientet e një kazinoje, në momentin kur punonjësit e saj po bënin ndërrimin e turnit, duke vjedhur nën kërcënimin e një armë zjarri tip pistoletë, një shumë prej 250.000 lekë të reja.
Në lidhje me këtë ngjarje, u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale si dhe u bë e mundur sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i shumës së parave, të vjedhura nga 17 vjeçari.Materialet, në ngarkim të shtetasit në fjalë, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per vepren penale “Vjedhje me armë”. /Start/
2011-10-10 11:01