E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli, vizitë zyrtare në Çeki

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Çeki, me ftesë të kryetares së Parlamentit të Republikës së Çekisë, Miroslava Nemcova.

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se gjatë vizitës së saj, Topalli do të takohet me kryeparlamentaren e Çekisë, Nemcova, me të cilën do të diskutojë mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy parlamenteve e dy vendeve, përmes projekteve konkrete, si dhe për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryetarja e Kuvendit, gjatë kësaj vizite do të zhvillojë gjithashtu takime me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës së Çekisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›