Sot, nata e fundit e “Flautit Magjik”
TIRANË- Mbrëmja e sotme shënon shfaqjen e fundit të operës së Moxart “Flauti magjik”, e cila u ngjit për disa netë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në një koncept modern të regjisorit Stefan Neugebauer, artistët Blerta Cina, Klodiana Brahimi, Erjona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Ardita Meni, Armando Likaj, Riad Ymeri, etj., interpretuan operën me në thelb konfliktin burrë-grua, luftën për pushtet absolut të burrit.
Skena e TKOB-së u shndërrua në një shtëpi të hapur, ku çdo figurë apo grup personazhesh kishte një dhomë, mes tyre lëvizej apo luhej njëkohësisht në më shumë se një prej tyre. Kjo zgjedhje e regjisorit është bërë për ta treguar më qartë grindjen familjare që prek Mozarti në tematiken e tij në mënyre të nënvetëdijshme.
Në 2011-tën historia e përrallës së mbretëreshës, të cilës një tjetër mbret i rrëmben vajzën, përkthehet si një luftë mes dy prindërve të divorcuar që duan të fitojnë të drejtën mbi kujdestarinë e fëmijës.
Opera me libret të Emanuel Schikaneder, nën dirigjimin e Elias Grandy, ishte pjesë e "Tetorit Gjerman", ndërkohë që premiera e shfaqur në 4 tetor shënoi çeljen e sezonit të ri artistik.
Vepra “Flauti magjik" është vënë për herë të parë në skenë në Vjenë në 30 shtator të vitit 1791, ndërsa në Shqipëri ajo ka pasur një vënie në vitin 2006.
(d.b/BalkanWeb)