”Banda e Durrësit”, avokatët akuzojnë Gjykatën
Vazhdon maratona e gjyqit ndaj Bandes se Durresit". Një nga avokatët mbrojtës, Riza Icka ka kërkuar ndarje të cështjeve duke e argumentuar me shtyrjen e shpeshtë të gjyqeve, ndërsa ka akuzuar gjykatën për shkelje te ligjeve.
TIRANE-Replika të ashpra kanë karekterizuar seancën e sotme në ngarkim të 16 te akuzuarve si pjesetare te Bandës së Durrësit në Gjykatën e Krimeve te Rënda, e cila është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.
Një nga avokatët mbrojtës, Riza Icka ka kërkuar ndarje të cështjeve duke e argumentuar me shtyrjen e shpeshtë të gjyqeve, ndërsa ka akuzuar gjykatën për shkelje te ligjeve. Kjo kerkese nuk eshte marre parasysh nga trupi gjykues, i cili eshte larguar nga salla.
Me 11 Dhjetor, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që gjyqi ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të "Bandës së Durrësit", të zhvillohet dy herë në javë. Ky vendim erdhi pas shtyrjeve të shumta të seancave gjyqësore që duket se po vënë në rrezik të tërë procesin, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit për të pandehurit, të cilët ndodhen në qeli që prej vitit 2005. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në seancën e sotme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria,ndersa nuk është dëgjuar dhe rrëfimi i të penduarit Adriatik Coli, dëshmia e të cilit konsiderohet si prova më e fortë në proces.
(d.bBalkanWeb)