E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, eksploziv në një pallat,ska viktima

Mbrëmjen e djeshme një sasi eksplozivi ka shpërthyer në shkallët e një pallati në lagjen "22 Tetori" në qendër të qytetit të Beratit. Policia që shkoi në vendngjarje zbuloi se lënda shpërthyese ishte vendosur qëllimisht në derën e jashtme të banesës së shtetasit, Gezim Ago. Në kohën e shpërthimit në banesë ndodheshin katër persona një prej të cilëve sapo ishte kthyer nga Italia për të kaluar festën e fundvitit pranë familjes. Policia ka marrë në pyetje familjaret si dhe ka shoqëruar disa persona si të dyshuar të mundshëm. Një nga pistat e policisë është konflikti i ndonjë prej banorëve me persona të tjerë. Hetimet paraprake kanë dalë në konkluzionin se sasia e vogël e tritolit që shpërtheu duket të jetë një paralajmerim nga ana e atentatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›