Igumenice Kalonte cigare kontrabande arrestohet polici shqiptar
Arrestohet ne Igumenice polici i Qafe-Botes. Lorenc Cibuku 35 vjec eshte vene ne pranga ne piken Dutty Free qe ndodhet pas pikes se kalimit kufitar te Qafe-Botes pikerisht ne Mavromat te Greqise. Policia njofton se arrestimi eshte kryer nga agjente te Asfalias greke ne momentin qe polici shqiptar po fuste ne makine 2500 paketa cigaresh. Policia greke ka arrestuar edhe drejtorin e Dutty Free ne Igumenice 47 vjec dhe dy punonjeset e tij 29 dhe 37 vjec. Sipas burimeve policore greke polici shqiptar gjate 6 muajve te fundit merrte cigare cdo 4 dite ne Dutty Free ne Mavromat dhe me pas i fuste kontrabande ne Sarande. Ne momentin e kapjes policit Lorenc Cibuku iu gjet nje automjet me targa greke te cilat ishin denoncuar te vjedhura ne Pire ne daten 9 shtator 2010. Ne momentin e ndalimit polici u ka treguar agjenteve greke nje leje qarkullimi te falsifikuar nderkohe qe gjate kontrollit ne sistem ka rezultuar se Lorenc Cibuku ne vitin 1999 ishte shpallur Non Grata ne Greqi. Gjithashtu gjate kontrollit fizik te 35-vjecarit iu gjet edhe nje arme zjarri tip pistolete TT me nje kreher me 7 fisheke te cilen e mbante pa leje te policise greke por dyshohet se ajo ishte e sherbimit te tij si polic kufitar.